Autoritetet e Maqedonisë së Veriut publikuan tjetër të dhënë nga shkeljet e autobusit të tragjedisë në Bullgari me shuarjen e 45 jetëve brenda tij, të gjithë shqiptarë.

Autobusi i kompanisë “Besa Trans”, ka përdorur në mënyrë të paligjshme licensën e një tjetër autobusi, të së njëjtës kompani për të kaluar kufirin.

Ministri i Brendshëm maqedonas Oliver Spasovski tha se autobusi i paligjshëm u largua nga vendi 135 herë ilegalisht, sipas të dhënave të policisë kufitare, 22 herë vitin e kaluar dhe 113 herë këtë vit.

Autobusi, i cili u dogj në autostradën afër Sofjes herët në mëngjesin e së martës, nuk ishte as i regjistruar në bazën e të dhënave të Ministrisë së Transportit të Maqedonisë së Veriut dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë ekstrakt nga leja e transportit të udhëtarëve, tha ministri Blagoj Bocvarski.

“Kopja e licencës që figuron në sistemin elektronik të Drejtorisë doganore, e cila ka përdorur autobusin e djegur gjatë daljes nga vendi, është kopje e licensës për një automjet tjetër, me targa të tjera të së njëjtës kompani”, tha Bocvarski për gazetarët.

Ai tha se për shkak të keqpërdorimeve i është hequr licensa për transportin e udhëtarëve në komunikacionin ndërkombëtar, si dhe licensa për transportin e udhëtarëve në komunikacionin e brendshëm, e cila i ka skaduar në tetor.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re