Gjykata ka liruar nga burgu dy ish-vartësit e Thoma Gëllçit, Ervin Murja dhe Julian Tapija.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela pas kërkesës së dy ish-anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, për shuarje të masës së sigurisë.
Të dy personat u arrestuan për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me tenderin 87 milionë lekësh për ndërtimin e RTSH Agro.