Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e pezullimit nga detyra për ish-kryebashkiaken e Patosit Rajmonda Balilaj. Sipas njoftimit zyrtar, ajo rezulton e dyshuar për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e konsumuar në bashkëpunim me të tjerë persona.

“Caktimin e masës ndaluese të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim R.B., me detyrë ish Kryetare e Bashkisë Patos, aktualisht Prefekte e Qarkut Fier, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë), parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43/2021)”, thuhet në njoftim.

Sipas, SPAK bëhet fjalë për një tender për ndërtimin e një muri mirëmbajtës.

“Hetimi i procedurës së prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjëndjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021, me Autoritet Kontraktor-Bashkia Patos, me fond limit 6,758,853.92 lekë”, thuhet më tej në njoftim.

Po ashtu, të akuzuar janë edhe tjerë zyrtarë të kësaj bashkie.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re