Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur ditën e sotme kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefa me shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra dhe sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, GeraldinaProdani me 250 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë, KAS pushoi hetimin administrativ për ministren Manastirliu dhe partinë Socialiste, ndërsa u ndëshkua me gjobë edhe drejtori i spitalit në Lushnjë.

Njoftimi i KAS:

𝐕𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝟔 𝐌𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟐, 𝐊𝐀𝐒 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬 𝐬𝐚𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞
Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e sanksionit administrativ ndaj kandidates për kryetar bashkie dhe njëkohësisht kryetare e bashkisë Lushnjë, zj. Eriselda Sefa në vlerën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës nr. 1, datë 23.05.2022 të KShZ dhe vendosjen e sanksionit administrativ të mbështetur në pikën 1 të nenit 172 të Kodit Zgjedhor në vlerën 100000 (njëqindmijë) lekë.
Gjithashtu, mbështetur në pikën 1 të nenit 171 të Kodit Zgjedhor, KAS vendosi sanksionin administrativ ndaj Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zj. Gelardina Prodani në vlerën 25000 (njëzet e pesëmijë) lekë dhe mbështetur në pikën 2 të nenit 171 të Kodit Zgjedhor vendosi sanksionin administrativ ndaj Drejtorit të Spitalit Ïhsan Çabej” Lushnje, z. Perin Vogli në vlerën 2500 (dymijë e pesëqind) lekë.
KAS vendosi pushimin e procedimit administrativ ndaj subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe ndaj Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Zj. Ogerta Manastirliu.
#kqzshqiperi #kas

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re