Autoriteti Kombëtari i Ushqimit ka depozituar një padi penale ndaj ish-drejtorit të AKU, Sefer Sefa në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për falsifikim të dokumentave shëndetësore të kryer në bashkëpunim.

Bashkë me Sefan janë paditur edhe Artur Shehu me detyrë mjek i familjes, Abdyl Myzyri, me detyrë kirurg, Jorlen Lulo me detyrë kirurg dhe Dalip Çela me detyrë kirurg i përgjithshëm.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka firmosur një urdhër për ndërprejen e marrdhënies me punën të Sefer Safas  me detyrë Drejtor pranë Drejtorisë Rajonale të AKU-së së Qarkut Tiranë për shkelje shumë të rënda të detyrës dhe funksionit të kryera më faj.

Fax NeWs ka siguruar urdhërin në të cilin sqarohen motivet e këtij vendimi kanë të bëjnë me kontrollin e ushtruar për vlerësimin e praktikave të inspektimit për licenscim, nga inspektorët e DRAKU/Tiranë  që konsistojnë në mospërmbushje të detyrave me faj të rëndë dhe moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale.

Një arsye tjetër ka të bëjë me mungesën e vazhdueshme në punë pa shkaqe të arsyeshme dhe të justifikuara si dhe nuk ka paraqitur dokumentacion justifikues për mungesat e tij.

Sefa është shkakruar më datë 05.06/2020 ndërsa pavarësisht këtij vendimi, atij do ti paguhen ditët e pushimeve vjetore ta pamarra për vitin 2020, në raport me ditët e punës së kryera.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re