Policia Rrugore e Elbasanit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet, në mënyrë të parregullt.

 

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Gjithashtu, janë pezulluar 27 leje drejtimi, nga të cilat: 19 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 8 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 

Janë vendosur 1146 masa administrative, të ndara si vijon:

– 33 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;– 16 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;– 7 masa për përdorimin e aparatit celular;– 265 masa për parakalime të gabuara;– 50 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;– 96 masa për tejkalim shpejtësie;– 2 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;– 677 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re