Skip to content

Shkelmoi derën e selisë për tu futur Berisha, PD kallëzon penalisht Fatjon Dautin

0eb05484 d89f 4a00 b897 1807856d9c3d

0eb05484 d89f 4a00 b897 1807856d9c3dPartia Demokratike ka kallëzuar penalisht shtetasin Fatjon Dauti si personin që ndërmorri akte dhune në selinë e Partisë Demokratike.

Në një njoftim për mediat, PD thekson se pas analizës së pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precedent të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të PD-së.

Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.