Skip to content

Shkëlqen Lara Colturi në Suedi, në ndjekje të podiumit në Kupën e Botës

ski

ARE, Suedia – Këtë të diel në Are të Suedisë po zhvillohet ndalesa e parafundit e Kupës së Botës në Skitë Alpine. Nëse dje u zhvillua gara e Slalomit Gjigant ku Lara Colturi përfundoi në pozicionin e shtatë, këtë të diel përfaqësuesja e Shqipërisë në disiplinën e Slalomit e mbylli lëshimin e parë në vendin e gjashtë.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=130&loc=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Fkupa e botes per skite alpine lara colturi renditet ne vendin e 6te ne leshimin e pare te slalomit mikaela shiffrin ne krye leshimi i dyte fillon ne oren 1230&referer=https%3A%2F%2Fshqiptarja

Colturi e ndali kronometrin me kohën 51 sekonda e 26 të qindtat, 1 sekondë e 04 të qindtat pas kryesueses së garës, amerikanes Mikaela Shiffrin. Pas saj gjermania Emma Aicher dhe Katerina Truppe e Austrisë.

Lëshimi i dytë i Slalomit do fillojë në orën 12:30 dhe më pas do mësohen edhe skiatoret që do ngjiten në podium.

Më herët gjatë këtij sezoni Lara ka siguruar katër podiume, dy vende të dyta (Levi dhe Gurgl) dhe dy vende të treta (SHBA dhe Semmering).