Barcelona ka arritur të triumfojë në udhëtim ndaj Granadas me rezultat bindës 0:4, në kuadër të javës së 18-të në La Liga. Griezmann dhe Messi shkëlqyen sonte me nga dy gola secili, për t’ia dhënë Barcelonës fitoren e radhës.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 12-të minutave lojë dhe ishte francezi Antoine Griezmann, i cili shënoi për 0-1 nga afër.

Pas këtij goli në skenë doli kapiteni Lionel Messi, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 35-të për 0-2, ndërsa në minutën e 42-të shënoi supergol nga goditja e dënimit për 0-3.

Në pjesën e dytë, përsëri Barcelona ishte më e mirë duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar edhe një gol tjetër.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të dhe ishte Griezmann, i cili shënoi gol të bukur 0-4, rezultat që ishte përfundimtar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re