Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Mësohet se ai ka hyrë në ambientet e SPAK rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të hene. Shkelqim Cani është thirrur për tu marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj.

 

Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje për dëshminë e Canit por burimet bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje lidhur me privatizimin e një ndërtese gjatë kohës që ka qenë ministër i Financave në qeverinë Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re