Skip to content

Shkëlqim Hajdari: Nga janari prokurorët të mirëpaguar, nuk do të kenë jetë private

Ish-prokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se prokurorët e kësaj kohe janë të prodhuar politikisht.

I ftuar në ‘Real Story’, ai është shprehur se nga janari do të krijohen strukturat e reformës dhe prokurorët do të jenë pa jetë private dhe do jenë të mirëpaguar.

Sipas Hajdarit, Shqipëria la banda, njerëz të krimit të organizuar dhe cilësia e hetimit me krijimin e këtyre strukturave të rëndësishme.

“Unë kam bindje që rrethanat që po bëhet vettingu po bëhet i ashpër. Sepse ne kemi banda, njerëz të krimit të organizuar dhe cilësia e hetimit me krijimin e këtyre strukturave të rëndësishme, ne do të shohim nga fillimi i janarit se këto struktura do krijohen. 

Unë bëj pjesë tek ata njerëz që e njoh mirë strukturën e policisë, kam shkuar herët në këtë punë. Prokuroria e kësaj kohe është sulmuar sepse prokurorët e kësaj kohe janë prodhur politikisht. 

Prandaj ishte e rëndësishme që kjo reformë të bëhej. Mendoj që produkte  e kësaj do të jenë disa pika si struktura do të jetë shumë e fortë sepse prokurorët do jenë pa jetë private dhe do jenë njerëz të mirëpaguar se do jetojnë mirë dhe ndershëm”, tha Hajdari.