Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha, ka folur për mediat pasi ka ushtruar të drejtën e votës në një prej qendrave të votimit.

 

Ai tha se duhet të kishin marrë fitoren që herën e parë, sidmos pasi Kolegji Zgjedhor doli në përfundimin se kutia e burgut nuk ishte në përputhje me rregullat, që parashikon ligji.

 

“Prej atyre (i referohet kutisë së burgut) ne humbën mandatin, por as nuk ishte e drejtë dhe as ripërsëritja. Në qoftë se vendoset se ka qenë e gabuar kutia e burgut dhe kthehen zgjedhjet dhe burgu nuk voton, normalisht duhet të kishim marrë fitoren që herën e parë dhe tani jemi këtu ku jemi”, tha ai.

 

Gjatë fjalës së tij para gazetarëtve, Hoxha u shpreh i bindur në fitoren e Bashkisë së Rrogozhinës.

 

“Tani jemi këtu ku jemi, por kemi shumë pritshëmri. Fitorja jonë nuk diskutohet, qytetarët e kanë ndarë mendjen  , pavarëssht presioneve që u janë bërë gjatë fushatës, ata e kanë bërë zgjedhjen e vet. Do kemi më shumë se herën tjetër. Nuk kam dijeni fare. Unë kaloj në çdo qendër, pyes për infomacion”, theksoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re