Shkëlqim Miri gjyqtarit të cilit iu gjetën në shtëpi rreth 34 milionë lekë e nisi karrierën në vitin 1999 e që nga ajo kohë deri në 2014, ai ka deklaruar vetëm 400 mijë lekë kursime.
 
Në deklaratën e tij të pasurisë që nga 2004 e deri në vitin 2014, 46 vjecari rezulton se është bashkëpronar me 50% i një apartamenti banimi me sip. 49.8 m2 në vlerën 3 000 000 lekë, por mbrëmjen e së enjtes policia u detyrua të kontrollonte 4 banesa të tij, deri sa të mbërrinte në rrugën “Islam Alla”, ku u gjetën shumat marramendëse.
 
Deri në vitin 2014 gjyqtari i Gjykatës së Apelit nga deklarimi nuk ka asnjë pasuri, as automjete as sende me vlerë as dhurata madje është në proces të pagimit të një kredie në vlerën 50 mijë euro.
 
Me të ardhura modeste, por me eksperiencë dhjetra vjeçare në sistemin e drejtësisë, Shkëlqim Miri ka marrë pjesë në procese gjyqësore të rëndësishme në Shqipëri.
 
Ai ka qenë pjesë e dosjes Gërdeci në Gjykatën e Apelit e cila rikonfirmoi lirimin e disa të pandehurve, por dhe anëtar në gjyqin i cili i dha lirimin ish-guvernatorit Ardian Fullani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re