Identitet udhëton këtë të premte drejt Dibrës së Madhe, e cila është e ndarë në dy pjese, Dibra e Madhe dhe Dibra e Vogël, me një kufij në mes ku njëra gjysmë i takon Shqipërisë dhe gjysma tjetër Maqedonisë se Veriut. Por mbas turbullirave dhe luftrave Ballkanike ky vend e humbi rëndësine e vet. Sot shkëlqimi i Dibrës nuk duket më.

Të ftuarit e kësaj mbrëmje janë kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe dhe Kryetari i Këshillit të të Urtëve të Dibrës. Kamera e Fax Neës udhëtoj drejt Dibrës së Madhe për të mësuar me shumë rreth historisë së këtij qyteti, peisazhi i mahnitshëm ku Drini I Zi na shoqëronte si për të na treguar se ato toka na përkisnin ne.

Në hyrje të bie në sy mbishkrimi i tabelës; “Mirësevini në Dibër! Kurioziteti më i madh ishte të gjenim qytetin ashtu sic na e kishinin  përshkraur të parët tanë. Fatkqesiht Dibrën e gjetëm komplet ndryshe nga ajo që e kishim imagjinaur më parë.

Ndalesa jonë e parë ishte në Komunën e Dibrës, ku na mikpriti kryetari I komunës së Dibrës i cili na bëri një përshkrim të qytetit.

Takimi i radhës ishte me Imamin e xhamise së Dibres e cila ishte një nder xhamit më të vjetra te ndërtuara në Ballkan si dhe për të vizituar varrin e Hoxhollve e cila ishte një nga familjet që kishte drejtuar per 200 vjet Dibrën. Lamë mbrapa të kaluarën dhe po shkonim drejt të ardhmes. Ishte një xhami e cila ishte ndërtuar për 100 vjetorin e pavarsisë, ndryshe e quanin xhamia e 100 dritareve.

Teksa ecnim nëpër qytet dhe po kërkonim pjesë nga historia e Dibrës. Dhe për çudinë tonë e gjetëm një dhomë në katin përdhese në  godinën e myftinise se Dibrës. Të dukej sikur histora ishte mbërthyer në ate dhome dhe vinte tek ne nepermjet fotografive te cilat ishin te vetmet qe na tregonin per dibren dikur.  Ishte per te ardhur keq qe gjithe ajo histori e Dibrës ishte mbërthyer ne nje dhome te vogel. Po largohesha nga Dibra e Madhe e zhgenjyer me shume se kurre.

Megjithate i dhashe shpresë vetes se nje ditë dibranet do te kthehen në Diber per ta nxjerre “perlën” nga “guaska e moluskut” e per ta varur  ne gjerdanin e bukurisë dhe historise se saj.

Identitet hyn në Manastirin e Shën Bigurit në Dibrën e Madhe

Mes malesh mbi gur, qendron hijerenede manastiri i Shen Bigurit. Ështe ndërtuar një mijë vjet përpara, që në vitin 1010 . Shën Biguri qëndron si nje monument që ka rezistuar në kaq e kaq vite edhe pse është djegur tre here në historinë e tij, eshte rindertuar serish, ashtu sikurse nje feniks qe rilind nen hirin e tij. Një mijë vjet histori, por gjithçka e përvetësuar dhe që është një faqe e shkëputur dhe e rrembyer nga historia e këtyre trevave.

Kurioziteti ishte te vizitonim kete manastir per vete historine qe ai mbante brenda dhe qe datonte mbi nje mije vjet, por edhe si tek Manastiri i Decanit edhe ketu patem nje pengese per te xhiruar me kamerat tona brenda. Ne ato tentativa per te xhiruar e per te sjelle tek ju gjithçka, u munduam te futemi brenda dhe te kapim me shume veshtiresi ato qe po na shikonin syte…Nuk e kam kuptuar asnjehere kete pengese perse te mos xhiroje lehtesisht ne nje manastir. Gjithsesi ajo qe kishte rendesi ne ato momente ishte historia qe ishte perpara nesh e nderthurur me besimin dhe dashurine per Zotin. Papritur historia u be me e fuqishme se realiteti dhe na kthehu shume vite mbrapa ne kohe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re