Djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka ngritur një pyetje për qeverinë shqiptare dhe kryesisht Edi Ramën, në lidhje me pajisjet mjekësore që i nevojiten shtetit, në rast përkeqësimi të gjendjes si pasojë e covid-19.

Duke u nisur nga lajmi se BE-ja i vendosi embargo Ballkanit për pajisjet mjekësore, dhe se presidenti i Serbisë Vuçiç i kërkoi ndihmë Kinës, Shkëlzen Berisha pyet Ramën se ku do i blejë shteti ynë këto pajisje.

Kjo pasi Evropa është në nevojë dhe i duhen rezervat për shtetasit e saj.

“BE ka marre vendimin per te mos eksportuar ilace dhe pajisje mjekesore jashte vende te unionit pasi u duhen per shtetasit e tyre. 

Presidenti serb tejet i zhgenjyer nga kjo mase beri te qarte permes nje konference per shtyp se zgjidhja e vetme per Serbine kishte mbetur Kina.

Pa asnje paragjykim per qendrimin apo zgjedhjen e tij, natyrshem lind pyetja, nese Serbia nuk ka ku blen pajisje mjekesore dhe ilace, ku do do ti bleje ato Shqiperia? 

Nese BE nuk ka mjaftueshem per shtetasit e saj, ku do i gjejne keto pajisje shteti dhe kompanite shqiptare. 

Kam frike se kur Rama te lodhet duke na perqafuar e kercenuar nga larg, ne tregun nderkombetar nuk do kene mbetur me as ushqime e letra higjienike, jo me ilace dhe pajisje mjeksore”, thotë Berisha i vogel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re