Procedimi penal i profesorit Edmond Tupe, se u bë pjesë e protestës së studentëve, ka sjellë reagime të mëdha.

E mes këtyre reagimeve vjen edhe ai i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se Rama ndjek penalisht Tupen, dhe askënd për vjedhjen e 30 milionë eurove si në rastin e skandalit me kompaninë DH Albania, e cila akuzohet se ka fituar tenderin prej 18 mln euro me firmë të falsifikuar për Unazën dhe 11 mln euro nga OST.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re