Ishin nisur nga fshati Raboshte në drejtim të Toroviocës, por udhëtimi për tre amtarët e familjes Zefi u ndërpre ne mënyrë të papritur dhe tragjike.
 
Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje te Torovicës pasditen e kësaj të shtunë, kur masivi shkëmbor në këtë aks do të shkëputej, duke zënë poshtë një makinë tip “Land Rover” , në të cilën udhëtonin tre persona.
 
Për pasojë humbën jetën dy vëllezër Valentin dhe Edmond Zefi 29 dhe 31 vjeç, si dhe bashkëshortja e këtij të fundit, Alda Zefi 21 vjeç. Por ngjarja rëndohet akoma më shumë, pasi familjarët konfirmojnë se gruaja ishte shtatzënë.
 
Policia bën me dije se në momentin e shkëputjes së shkëmbit asnjë prej viktimave nuk ka mundur të dalë nga makina, duke bërë që të humbin jetën tragjikisht mes gurëve.
 
Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, autoambulanca nga spitali i Lezhës, si dhe shërbimi zjarrfikës. Këta të fundit bënë të mundur edhe nxjerrjen e trupave të pajetë nga automjeti i zënë poshtë nga gurët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re