Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një shkëmbi të ri të ushtarëve të robëruar gjatë luftës midis dy vendeve.

Në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes thuhet se 50 ushtarë rusë janë liruar si rezultat i negociatave me palën ukrainase.

Në deklaratë thuhet se ushtarëve iu është ofruar mbështetja e nevojshme mjekësore dhe psikologjike dhe se këta persona do të transportohen në kryeqytetin Moskë me avionë të Ministrisë.

Ndërkaq, Andriy Yermak, Shefi i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, tha në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale se 50 ushtarë ukrainas janë liruar si rezultat i shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë.

Duke theksuar se mes tyre ka ushtarë që janë mbajtur në Olenivka dhe janë kapur gjatë përleshjeve në fabrikën metalurgjike Azovstal dhe në rajonet Mariupol, Donetks, Luhansk dhe Zaporizhzhia, Yermak deklaroi se do të vazhdojnë të punojnë për shkëmbimin e të burgosurve.

Rusia dhe Ukraina herë pas here kryejnë shkëmbime të të burgosurve të luftës. Shkëmbimi i fundit midis dy vendeve u realizua më 26 nëntor.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re