SHBA tronditet sërish nga aktet e dhunës nga njerëz që përdorin pa fre armë zjarri.

Në Nashville të shtetit Tennesi, në një qendër tregtare plot me njerëz, ka plasur një shkëmbim zjarri që ka sjellë vdekjen e një 22-vjeçari, si dhe ankthin e mijëra të tjerëve brenda njësisë, por edhe publikut që e kanë ndjekur live në televizion.

Ka qenë një sherr i thjeshtë mes të rinjve, i tipit alla shqiptar “jo unë e jo ti”, që sigurisht ndodh dhe në Amerikë, kur njëri ka nxjerrë armën e ka qëlluar, e ku gjithashtu menjëherë rivali nxjerr armën e tij. Pra në SHBA njerëzit shkojnë edhe në dyqan me kobure në brez. Një gjendje që mund të kthehet në tragjedi, siç ndodhi dje në Nashville.

Një polic në pension nga Kalifornia që ndodhej në qendër tregtare për të blerë një dhuratë për të bijën që banon në Tennesi, ka ndërhyrë duke e kapur “mistrecin” që ka terrorizuar miliona amerikanë deri sa kanë mbërritur forcat speciale.

Duke folur për mediat lokale, oficeri në pension i është drejtuar Donald Trump-it live, duke i thënë: “zotëri, të lutem hiq armët nga kalamajtë se kësi dramash do kesh përditë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re