Foto të fshira nga uebsajti i një laboratori në Wuhan po furnizojnë akoma më shumë teoritë konspirative rreth origjinës së pandemisë së koronavirusit.
Besohet se epidemia nisi fillimisht në një treg të gjësë së gjallë në qytetin kinez Wuhan, ku ndodhet një nga laboratorët më të mirë të virologjisë në botë. Fotot në fjalë tregojnë standarte të ulëta të sigurisë mes stafit të laboratorit.
Në muajt e fundit, sipas Mail Online, Instituti i Virologjisë në Wuhan është munduar që të fshijë fotot ku duken persona teksa punojnë në laboratore dhe gjithashtu ka fshirë edhe referenca të bëra nga diplomatë amerikanë vinin në pikëpyetje punën e tyre me lakuriqët e natës.
Faqet, tashmë te edituara, tregojnë stafin e laboratorit duke mbajtur veshur pajisje minimale mbrojtëse ndërsa futen tek shpellat për të marrë kampione nga lakuriqët e natës, të cilët mendohet të jenë burimi i koronavirusit që kthehet në sëmundjen Covid-19 tek njerëzit.
Në vitin 2018, disa diplomatë amerikanë shkruanin rreth laboratorit: Gjatë ndërveprimeve me shkencëtarët në laboratorin e Wuhan-it, ata (diplomatët) vunë re se laboratori i ri kishte mungesë serioze të teknikëve të mirë trajnuar dhe investiguesve ju desh që të operonin me kujdes në këtë laborator të kontaminimit të lartë. /