Skip to content

Shkencëtarët kanë zbuluar oksigjen në një tjetër galaktikë

Është zbuluar oksigjen molekular në një tjetër galaktikë. Bëhet fjalë për galaktikën Markarian 231, që ndodhet gjysmë miliardë vjet dritë larg nesh dhe që konsiderohet mjaft e veçantë, pasi në qendër të saj ekzistojnë dy vrima të zeza gjigande që rrotullohen rreth njëra-tjetrës, me masë secila miliona herë më të madhe sesa ajo e diellit tone shkruan Science Slashdot.

Deri më sot, oksigjeni, element thelbësor për jetën, ekziston, të paktën me atë çka njeriu ka njohuri, vetëm në Rrugën e Qumështin, pjesë e së cilës jemi edhe ne.

Gjurma e oksigjenit është zbuluar me anë të radioteleskopit Iram, që ndodhet i pozicionuar në jug të Spanjës. Është pikërisht radiacioni i lëshuar nga vrimat e zeza që çliron molekula oksigjeni nga retë ndëryjore të gazrave dhe pluhurave, ku shpesh është i lidhur me hidrogjenin në formën e ujit.

Oksigjeni është elementi i tretë më i bollshëm në Univers, pas Hidrogjenit dhe Heliumit dhe kjo është hera e parë që vërehet jashtë galaktikës sonë dhe Sistemit Diellor./