Shkencëtarët kinezë për herë të parë në histori, pas 300 tentimesh, arritën të klonojnë majmunë.
Shkenctarët e qendrës hulumtuese në Akademinë kineze të shkencave arritën të klonojnë dy majmunë makaki gjenetikisht identik, të cilëve u dhanë emrat Zhong Zhong dhe Hua Hua.
Artikulli i publikuar thotë se ata përdorën metodën e transferimit bërthamor qelizor somatik, që është treguar i suksesshëm edhe tek Dolly, një nga delet më të famshme, e klonuar më 5 korrik të vitit 1996 në Skoci, raporton aa.
Zhong Zhong dhe Hua Hua erdhën në botë 1.5 muaj më parë dhe tani po ushqehen me shishe. Ata po zhvillohen pa asnjë problem.
Për klonimin e këtyre majmunëve, janë përdorur 127 vezë dhe 79 embrione. Një ekip shkencëtarësh thotë se për tre vjet kanë punuar në kapërcimin e sfidave biologjike.
Shkenctari britanik John Gurdon në vitin 1963 arriti të klonojë një bretkosë. Në korrik të vitit 1996 është klonuar Dolly, gjitari i parë i klonuar nga qeliza somatike e rritur. /KosovaPost/.


