Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë shkakun e një ‘epidemie’ misterioze të kancerit, e cila po godet moshën nën 50 vjeç.

Diagnostikimi i Princeshës së Uellsit gjatë javës së kaluar është vetëm një lajm që hedh dritë ndaj kancerit që sipas doktorëve është problem në krejt botën.

Përkundër disa viteve hulumtim, shkencëtarët ende nuk kanë gjetur shkakun e këtij problemi.

Rritja e ndërgjegjësimit falë grave si Deborah James, e cila ka vdekur nga kanceri i zorrëve në moshën 40-vjeçare. Falë saj janë përmirësuar metodat e diagnostikimit.

Mirëpo pas lajmeve për Princeshën e Uellsit, një kirurg ka thënë se faktori që ende nuk është zbuluar, mund të fajësohet për këto raste.

Profesori Andreë Beggs dhe kirurg, ka thënë se “mund të ketë një faktor të panjohur mjedisor që ne ende nuk e kemi zbuluar, ani pse kemi bërë shumë kërkime”.

“Kanceri tek të rinjtë nuk është aspak i rrallë. Unë drejtoj një klinik për kancerin e hershëm tek të rriturit dhe po shohim gjithnjë e më shumë njerëz të moshës 40-vjeçare që vuajnë nga kanceri”, ka thënë Beggs.

Ai shtoi se faktorë të tjerë mund të kontribuojnë në luftën kundër kancerit janë metodat më të mira për zbulimin e kancerit dhe analizimi i kushteve gjenetike që ngritin rrezikun nga kanceri, siç është gjeni BRCA, të cilin e ka Angelina Jolie Maia Kennedy, 38-vjeçare, nga Londra, ka rrëfyer për problemet shëndetësore, të cilat janë të ngjashme me 42-vjeçaren Princeshën e Uellsit.

Kennedy nisi të kishte të përziera në dhjetor të vitit 2023. Mjeku i saj i tha se kishte refluks acidi. Mirëpo ajo bëri një test urgjent dhe mjekët zbuluan tumorin në zorrën e saj të trashë gjatë kolonoskopisë. Në atë kohë mendohej se ishte parakancerogjene. Kennedyt më pas i thanë mjekët se kanceri i zorrëve ishte në fazën e parë dhe iu nënshtrua operimit për të hequr një pjesë të zorrëve të saj në fillim të këtij viti.

Edhe Princesha e Uellsit iu nënshtrua operimit abdominal në muajin janar. Mjekët fillimisht nuk kishin menduar se gjendja e saj ishte kancerogjene, por testet më vonë zbuluan sëmundjen. Ajo nisi kimioterapinë parandaluese në fund të muajit shkurt dhe nuk ka përmendur llojin e kancerit nga i cili vuan. Edhe Becki Buggs ishte 43-vjeçare kur mori lajmin se kishte kancer në pankreas.

Edhe burrat janë në rrezik nga ky kancer i panjohur.

Ricky Smith nga Kenti muajin e kaluar mësoi për shkakun e kokëdhimbjeve të tij dhe e kuptoi se nuk ishte stresi, por një lloj i kancerit të trurit. Atij i janë dhënë vetëm 15 muaj jetë. Tumori i tij është vdekjeprurës. Aktori i “Black Panther”, Chadëick Boseman ka vdekur nga kanceri në zorrë para se të mbushte 50-vjeç. Sipas Instituti Britanik për Kancerin, mesatarja te të rinjtë britanik është 162.4 raste në 100 mijë banorë çdo vit. Kjo është 22 për qind më e lartë sesa shifrat e viteve ’90.

Kensington Palace deklaroi se nuk do të ndajë detaje se çfarë lloj kanceri ka Kate Middleton, apo në çfarë është kanceri dhe u ka kërkuar njerëzve që të mos spekulojnë.

dailymail.co.uk

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re