Përmirësimet e ajsrit si rrjedhore e mbylljes së jetës aktive nga pandemia e koronavirusit, mund të sjellin temperatura më të ngrohta dhe shira më të rënda musone këtë vit.

Shkencëtarët theksuajnë se me fabrika të mbyllura dhe rrugë pothuajse të zbrazura, ndotja e ajrit në qytetet aziatike, evropiane dhe amerikane ka rënë për 60 për qind në javët e fundit. Mungesa e tymit e ka bërë qiellin më të kaltër dhe disa banorë në veri të Indisë i kanë parë Himalajet për herë të parë në 30 vjet.

Ndër të tjera në studimin e publukuar në mediat ndërkombëtare theksohet se kur ajri ka më pak mikrogrimca dhe gazra ndotës, rrezet e diellit depërtojnë më shumë në sipërfaqen e tokës. Shkencëtarët në fillim të këtij viti kanë konfirmuan se qielli ka qenë më i pastër se në dekadat e fundit, duke pasur një rol të shtuar në një ndriçim m ëtë madh të sipërfaqes së tokës.

Matjet satelitore tregojnë se Evropa përjetoi një efekt të errësimit të sipërfaqes deri në fund të viteve 1980, e ndjekur nga një efekt ndriçues kur u futën rregullat e ndotjes së ajrit. Kina ndoqi një model të ngjashëm, por duhej të priste deri në 2005 për të ndriçuar

“Me sasi më të vogla të aerosoleve në atmosferë, më shumë rrezatim nga Dielli do të arrijë në sipërfaqe dhe kështu mund të kemi temperatura më të larta në sipërfaqe në rajonet që zakonisht kanë nivel më të lartë të ndotjes së ajrit”, ka theksuar shkencëtarja Laura Ëilcox, në Universitetin e Reading-ut.

Duke e marrë në këtë aspekt shkencëtarët theksojnë se koronavirusi pritet që të ketë edhe efekt klimatik, duke e përshpejtuar ndryshimin e klimës. Rënia e madhe e ndotjes së ajrit pritet ta përshpejtojë ngrohjen globale në të ardhmen. Ndër të tjera në këtë studim shkencëtarët theksojnë se në skenarin më ekstrem, rezultatet e hulumtuesve tregojnë se dita më e nxehtë e vitit mund të jetë 4 gradë më e nxehtë në vitin 2050.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re