Në SHBA, shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re të shkatërrimit të qelizave kancerogjene, duke përdorur molekula vibruese.

Duke stimuluar molekulat e aminocianinës me dritë infra të kuqe, shkencëtarët ishin në gjendje t’i bënin ato të shkatërrojnë membranat qelizore të kancerit.

“Kjo është një gjeneratë krejtësisht e re e makinave molekulare që ne i quajmë çekiç molekular.

Ata janë mbi një milion herë më të shpejtë në lëvizjen e tyre mekanike se motorët e mëparshëm dhe mund të aktivizohen nga drita infra e kuqe dhe jo nga drita e dukshme”, tha kimisti James Tour i Universitetit Rice.

Përdorimi i dritës infra të kuqe është i rëndësishëm, pasi i lejon shkencëtarët të hyjnë “më thellë” në trup.

Tumori në kocka dhe organe potencialisht mund të trajtohet pa pasur nevojë për kirurgji.

Në testet mbi qelizat e kancerit të kultivuara, të rritura në laborator, metoda molekulare jackhammer arriti një shkallë suksesi prej 99% në shkatërrimin e qelizave.

Në fakt, qasja u testua edhe te minjtë me tumore melanoma dhe gjysma e kafshëve u shëruan nga tumori.

Studiuesit po shikojnë lloje të tjera molekulash që mund të përdoren në një mënyrë të ngjashme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re