Shkencëtarët kanë identifikuar kraterin më të vjetër të një asteroidi në Australi duke theksuar se kjo shpjegon se kush i dha fund epokës së akullnajave në planetin tonë.

Asteroidi goditi Yarrabubba në Australinë Perëndimore rreth 2.2 miliardë vite më parë. Ata arritën në këtë përfundim duke testuar minerale të gjetura në shkëmbinj në këtë vend.

 

Si u zbulua?

Krateri u zbulua në 1979, por gjeologët nuk e kishin testuar më parë se sa i vjetër ishte.

Për shkak të erozionit miliarda vjeçar, krateri nuk është i dukshëm për syrin e njeriut . Shkencëtarët studiuan fushën magnetike të zonës për të përcaktuar diametrin e saj 70 km (43 milje).

Për të përcaktuar se  kur asteroidi goditi Tokën, ekipi ekzaminoi kristale të vogla zirkoni dhe monaziti në shkëmbinj. Këto kristale mbajnë sasi të vogla të uraniumit  dhe për shkak se uraniumi “kalbet” në plumb me një ritëm të qëndrueshëm, studiuesit ishin në gjendje të llogaritnin se sa kohë kishte kaluar.

 

Ndërkohë një tjetër teori që qarkullon gjerësisht është se epokës akullnajore mund t’i kenë dhënë fund shpërthimet vullkanike, që kanë hedhur dioksid karboni në atmosferë./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re