Silvano P. Colombano, shkencëtar i Njësisë së Sistemeve Inteligjente të Agjencisë Amerikane për Kërkime Hapësinore (NASA), pretendoi se krijesa inteligjente të jetesës në hapësirë, mund të kenë vizituar tokën, transmeton KosovaPost.

Ai duke theksuar se këndvështrimi rreth jetesës jashtëtokësore është shumë i ngushtë, tha se një formë e huaj me veçori të larta mund të ketë vizituar tokën, por se ne nuk kemi dalluar dhe se mund të jenë shumë të ndryshme nga organizmat tradicional me bazë karboni.

Shkencëtari punimin e tij e ka promovuar në konferencën e quajtur “Decoding Alien Intelligence”, ndërsa ka theksuar se këto krijesa jashtëzakonisht të vogla dhe inteligjente mund të jenë të afta për udhëtime hapësinore ndëryjore, që tejkalon teknologjinë që posedojnë njerëzit.

Colombano tregon se zhvillimi teknologjik në qytetërimin tonë ka filluar para rreth 10 mijë viteve dhe se vetëm në 500 vitet e fundit janë vërejtur rritja e metodave shkencore. Ai thotë se në të ardhmen edhe radiovalët do të mund të humbin aktualitetin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re