Shkëndija e Tetovës ia del të fitoj në ndeshjen e parë përballë Sherif Tiraspol në turin e dytë të Ligës se Kampioneve. Ndeshja e luajtur në Shkup është mbyllur me fitoren e tetovarëve falë golit të shënuar nga Ibraimi.

Sezonin e kaluar ishin pikërisht kampionët moldav që u kualifikuan përballë Kukësit duke shkuar në turin  e tretë të Ligës së Kampioneve. Kuqezinjtë  e Tetovës  edominuan pjesën e parë dhe shënuan falë një ekzekutimi fantastik të Ibramit nga goditja standarte. Pas kësaj miqtë provuan të reagojnë por pa sukses.

Pjesa e dytë është më  e hapur me të dy skuadrat që kishin mundësitë e tyre por ndeshja mbyllet me fitoren e Shkëndijes duke e lënë të hapur kualifikimin për në Moldavi./Berati.TV

Shëkndija Tetovë 1-0 Sherif Tiraspol

Shënues: Ibraimi 24’

SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Musliu, Adili, Murati, Alimi, Trote, Selmani, Emini, Zhunior, Ibraimi

SHERIF TIRASPOLI: Mikuliç, Kristiano, Kulusiç, Susiç, Posmaç, Këndysh, Kapiç, Paliç, Badibanga, Kamara, Xho Santos

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re