Një fitore nga ato që nuk harrohen arrin Shëkndija e Tetovës në Shkup për të mundur Vardar dhe tani titulli kampion është shumë afër. Mjafton vetëm një pikë ose një gabim i Vardar që Shkëndija ti rrëmbej titullin kampion.
Kuqezinjtë e Tetovës shënojnë të parët me sulmuesin Ibrahimi por asgjë nuk ka mbaruar këtu pasi përmbysjet këtu nuk mbarojnë. Është fillimisht Kolekvski që barazon shifrat në fundin e pjesës së parë. Ndërsa me Blazhkovskin në fillimin e të dytës gjejnë edhe avantazhin nga pika e bardhë.
Por është Shkëndija që përmbys sërish për ta fituar këtë sfidë pasi është edhe njëherë sulmuesi Ibrahimi që barazon ndeshjen në minutën e 52’ dhe mbrojtësi i ardhur nga Vardar në janar Musliu që vendos ndeshjen.
Kjo fitore shijon edhe më tepër se Shkëndija është duke u shpallur kampione në Maqedoni dhe tani u mjafton vetëm një pikë për titullin e dytë në histori./Berati.TV

