Subscribe

Një 58- vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi ashensori i një pallati në ndërtim e sipër u shkëput duke e lënë të vdekur.

 

Një ditë më parë Tonin Marku, banues në Kamëz, u denoncua i humbur nga familjarët e tij në komisariatin numër 4, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi.

 

Policia konfirmoi se gjeti trupin e pajetë të 58- vjeçarit, i cili ishte punëtor në pallatin që po ndërtohet në zonën e ish- Fushës së Aviacionit.

 

Ngjarja sipas burimeve zyrtare të policisë po hetohet si aksident në punë.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.

 

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re