Tropojë/ Gjatë ditës së djeshme, është paraqitur në spitalin e Tropojës, i dëmtuar nê kokë shtetasi B.L.,  56 vjeç banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Shtetasi B.L., së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë, ku  si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb (shkaqe natyrore) është dëmtuar në kokë.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re