Një masiv shkëmbor ka rene nga faqja e malit ne lagjen “Mangalem” te Beratit dhe ka bllokuar për disa ore njërin krah te aksit rrugor kryesor. Rreth orës 6 te mëngjesit te se dieles, pranë kishës se Shën Mërisë, është shkëputur një masiv shkëmbor rreth 7 metër kub dhe ka bllokuar qarkullimin e mjeteve. Për fat rrëshqitja e gurëve nuk ka shkaktuar ne njerëz apo mjete.
 
Bashkia e Beratit ka bere te mundur largimi i masiveve te gurëve dhe dherave nga rruga duke bere qe te rifilloje lëvizja e mjeteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re