Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Samrisht të Shkodrës, atje ku një djalë i mitur ka ndërruar jetë.

Xhaxhai e ka qëlluar aksidentalisht me çifte nipin 10 vjeçar, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Vetë 68 vjeçari ka mbetur i plagosur në dorë. Ngjarja aksidentale ndodhi në momentin kur burri po pastronte armën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re