Vijon procesi i numërimit të kutive për Bashkinë e Shkodrës.
Deri më tani, janë numëruar 222 nga 250 gjithsej kuti votimi nga ku rezulton se më së shumti vota ka siguruar kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia..
Sipas rezultateve të KQZ, Spahia ka marrë 18372 vota, ndjekur nga kandidatja e PS, Majlinda Angoni me16348 vota dhe kandidati i PD, Xhemal Bushati me 6662 vota.