Skip to content

Shkodër/ Aksident mes dy motorësh, dëmtohet 24-vjeçari

1746786817 shkoder

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 11:00, në Unazën Lindore të qytetit, personi E. H., 24 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti është përplasur me motomjetin me drejtues M. A., 70 vjeç.

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 11:00, në Unazën Lindore të qytetit, personi E. H., 24 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, “është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.”

Policia bën me dije se “me drejtuesin e motomjetit tjetër po kryhen veprimet procedurale.”

Ndërkohë, “grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

Njoftimi i polcisë

Rreth orës 11:00, në Unazën Lindore të qytetit, shtetasi E. H., 24 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 70 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e motomjetit tjetër po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.