Policia e Shkodrës arrestoi mbrëmjen e së mërkurës dy persona të shpallur ne kërkim prej kohesh. Operacioni “vjeshtë 2017” u finalizua me prangosjen e Lazer Pemës 34 vjeç i dënuar me 25 vjet burg, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013 në fshatin Guri Zi, ku mbeti i vrarë 35 vjeçari Marjan Martini.
 
Ne momentin e arrestimit ai po lëvizte me automjetin e tij në qytet, kur u ndalua nga forcat policore. I arrestuari i dytë i është 26 vjeçari Tauland Pepaj, i akuzuar për “plagosje e rëndë me dashje” me masë sigurimi “arrest ne burg” për ngjarjen e datës 25 shtator të këtij viti në lagjen ”Bahcallek” Shkodër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re