Menjëherë pas ngjarjes mbrëmjen e djeshme ku u plagos një kalimtare në Shkodër, Policia ka arrestuar tre persona.

Të arrestuarit dyshohet të jenë autorët e ngjarjes të cilat si shënjestër kishin një automjet me targa të huaja, por që në fakt dolën huq duke plagosur një kalimtare aksidentalisht me plumb në këmbë.

“News 24” raporton se arrestimet janë bërë sot por nuk bëhen ende me dije identitetet e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re