
Policia e Shkodrës finalizoi operacionin “Traces”, duke arrestuar 19-vjeçarin K. M., i dyshuar për djegien e qëllimshme të dy makinave në lagjen “Iliria”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan një armë mitraloz, municion, kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vjedhjeve.
Një 16-vjeçar u procedua penalisht si bashkëpunëtor, ndërsa materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



