Tre makina u përfshinë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Shkodër.

 

Ngjarja ndodhi në lagjen “Ndoc Mazi”, ku mjetet ishin parkuar. Zjarri ra fillimisht në dy automjetet luksoze tip “Benz” të vëllezërve Antonio dhe Kleidi Doçina.

 

Por nga flakët u dogj pjesërisht edhe një makinë tip “Volkswagen” që ishte parkuar aty pranë.

 

Policia po heton nën dyshimet për një zjarrvënie të qëllimshme, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një ngjarjeje aksidentale.

 

Shkodër/Informacion paraprak 

 

Më datë 23.12.2022, rreth orës 03:25, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete të parkuara në rrugë, automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. D., 22 vjeç dhe automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D., 20 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër. Gjithashtu, është djegur pjesërisht automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.  

 

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re