Makina e pedagogut dhe pronarit të medias, Gasper Kokaj është djegur gjatë orëve të natës në qytetin e Shkodrës. Djegia ka qenë e qëllimshme, teksa në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet një person i cili afrohet pranë mjetit “Fouristradë” dhe i vë flakën në pjesën e përparme.
Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve. Pronari Kokaj u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte dhe se nuk ka dyshime për asnjë person
