Një zjarr përfshiu një shtëpi private në afërsi të shkollës së mesme “Oso Kuka” në Shkodër. Flaket u përhapen ne ambientet e banesës ne orët e para të mëngjesit, duke djegur tre dhomat e shtëpisë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi ne ato momente nuk ka patur persona në shtëpi.
 
Zjarri dyshohet se ka ardhur nga një pakujdesi, duke qenë se zonja e shtëpisë mund të ketë harruar ndonjë prej pajisjeve elektrike ndezur. Zjarrfikësit mbërritën në kohë, duke mundësuar shuarjen e flakëve, pa rrezikuar përhapjen e tyre.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re