Skip to content

Shkodër/ Gjendet i pajetë trupi i një 47-vjeçari, dyshohet se shkak është bërë pickimi nga bletët

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i 47-vjeçarit Z. V.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët. Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.