Gjendet trupi i pajete i nje shtetasi ne lumin Buna ne Shkoder.

 

Viktima ishte shpallur i humbur pas nje kallezimi te bere nga bashkeshortja e tij ne daten 8 janar.

 

Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër.

Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re