Skip to content

Shkodër, kapen autorët e grabitjes së një argjendarie në lagjen “Vasil Shanto”

Kapen autoret qe grabiten pak dite me pare një nga argjendaritë ne  lagjen “Vasil Shanto” ne  Shkodër. Francesko Vukaj, 23 vjeç  nga fshati Rrenc i Shkodrës dhe bashkëpunëtori i tij Iraldo Filipi 28 vjeç, janë arrestuar nga policia.
 
Pas hetimeve  dhe pamjeve te siguruara, policia zbuloi se  Francesko Vukaj me mjetin e tij, tip Voslvagen pa targa, ka goditur qepenin e argjendarisë duke marre sende floriri. Me pas ai ka braktisur mjetin e tij dhe është larguar ne krahun tjetër te rrugës, ku e priste me makine Iraldo Filipi. Mbi ta rendon akuza e vjedhjes ne bashkëpunim dhe shkatërrimit te pronës.