Skip to content

Shkodër, makina del nga rruga dhe përplaset, humb jetën drejtuesi i automjetit

Progetto senza titolo 20

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 19:25 në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër.

Një automjet, i drejtuar nga shtetasi Naim Kurtoviq, dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe për pasojë u përplas me një shtyllë dhe mur rrethues.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit humbi jetën në vend. Autoritetet hetimore po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi Naim Kurtoviq duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.

Si pasojë, shtetasi Naim Kurtoviq ka humbur jetën.