Një skandal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodrës, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë hequr tabelën me një thënie të Profetit Muhamed a.s., e vendosur në oborrin e xhamisë “Ebu Bekër”.
Tabela i referohej grabitjes së pronës që, sipas Myftinisë Shkodër, po u vidhet atyre dhe në të po ndërtohet një kullë 35-katëshe.
Më 6 nëntor, Bashkia hoqi një tabelë në rrugë me të njëjtën thënie, pastaj Myftinia u kundërpërgjigj duke bllokuar punimet e një projekti që përfshinte territorin e saj në Xhaminë e Parrucës.
