Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të shtunë në fshatin Ndërlisaj, Shkodër.

 

 

Një 29-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri xhaxhain e tij. Bëhet me dije se shkak është bërë konflikti për pronësinë.

 

 

Policia ka sekuestruar armën, ndërsa gjatë kontrollit të banesës të 29-vjeçarit është gjetur edhe një sasi lënde narkotike.

 

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gimaj, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, shtetasin Z. K., 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër”, njofton policia.

 

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re