Skip to content

Shkodër/ Pas sherrit goditi me thikë një person, shoqërohet në polici autori

Shkodër- Një përplasje fizike ka ndodhur mes dy personave që ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë.

Njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur tjetrin, duke e lënë të plagosur. Sherri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si “Ish Dega”.

Autori i ngjarjes 28-vjeç është shoqëruar menjëherë në komisariat nga forcat e policisë, ndërsa i plagosuri 42-vjeç ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në konfliktin mes tyre. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.