Policia e Shkodrës ka arrestuar një 62 vjeçar të shpallur në kërkim. 62 vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë dhe bashkëshortet e tyre, kishte përshtatur një magazinë për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Më 7 dhjetor të vitit 2022, Policia e Shkodrës zbuloi në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, një magazinë të për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me anë të llambave. Asokohe në pranga një grua, si edhe u proceduan penalisht një tjetër si edhe 4 punonjës të OSHEE-së.
Ndërkohë vëllai i 62 vjeçarit është ende në kërkim.