Një 35 vjeçar u qëllua me arme mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Grudë e Re në Shkodër. I plagosuri është Gjovalin Guri  35-vjeç, të cilit iu bë atentat para shtëpisë së tij, rreth orës 22:30. Policia sqaroi se Guri është dërguar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën e parë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë pak orë pas ngjarjes, policia arriti të identifikojë dhe arrestoje autorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re